Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Ekipi i Pep Guardiolas fitoi 2 me 1 në ‘Parkun e Princave’.
Pas ndeshjes trajneri spanjoll u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij. Ai po ashtu shpreson që ekipi i tij të bëjë paraqitje të mirë sikur në pjesën e dytë të kësaj mbrëmje.
“Kur luan ndeshjen e parë ndonjëherë nuk luan i lirshëm. Ata janë shumë të rrezikshëm në sulm. Goli i pranuar na lëndoi, nuk ishim keq në sulm. Pastaj shtypëm me agresivisht, duke shkuar deri te porta e tyre një kundër një. Ne gjetëm shumë topa, pastaj bëmë zotërimin dhe vazhduam lojën tonë. Pyetja tani është, a do të jemi ekipi i pjesës së parë apo ai i të dytës në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Pep Guardiola
Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet në ‘Etihad’ javën e ardhshme (të martën).