Pep Guardiola po bëhet gati që ta ‘dëmtoj’ Barcelonën në merkaton verore.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Manchester City është e interesuar ta transferoj njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës vitet e fundit, Sergi Roberto.
Guardiola duket se ka hequr dorë nga transferimi i Nelson Semedo dhe po dëshiron Roberton.
Spanjolli kishte debutuar për Barcelonën në kohën sa ishte Guardiola trajner i katalunasve.
Roberto vitet e fundit ka qenë shumë i rëndësishëm për Barcelonën se ka luajtur në pozita të ndryshme dhe ia ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë.