Pep Guardiola mori përgjegjësinë e plotë për humbjen 2-0 të Manchester Cityt ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve, duke pranuar se vendimi i tij për të bërë dhjetë ndryshime në formacionin titullar ishte një “gabim”.
Trajneri i Cityt beson se ky veprim i kushtoi ekipit të tij një fitore në një natë që e ka bërë sfidën e shmangies së fazave eliminatore shumë më të vështirë.
Humbja e së martës ndaj skuadrës gjermane ishte hera e parë që City humbi një ndeshje në shtëpi të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që nga viti 2018.
Yje të tillë si Erling Haaland, Phil Foden dhe Rayan Cherki hynë nga stoli, por nuk arritën të kthenin rezultatin pasi Bayer shënoi nga një gol në të dyja pjesët.
Formacioni startues i Man Cityt
“Unë marr përgjegjësi, por më pëlqen që të gjithë të jenë të përfshirë. Kur je futbollist dhe nuk luan pesë, gjashtë, shtatë ndeshje, është e vështirë. Ndoshta ka pasur shumë zëvendësime”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kur je në një ekip të madh, duhet ta tregosh veten. Ndoshta lojtarët që kanë luajtur rregullisht kohët e fundit do të kishin më shumë vetëbesim”.
“Nuk ishte performanca që mendonim. Do të marr përgjegjësinë e plotë, por prapë mendoj se lojtarët që filluan janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por na mungoi diçka që na duhej në nivelin më të lartë”.
“Ata ishin shumë të mirë. Ne gjithashtu bëmë gjëra të mira, patëm raste, por ishin gjysmë rastesh, gjithmonë me një bllokim ose diçka të tillë”.
“Ne nuk e kishim atë bindje se ‘ok, është momenti për të sulmuar, për t’u mbrojtur’ dhe nuk kishim vendosmërinë për të bërë një lëvizje dhe disa situata që mund t’i bëjmë. Ndonjëherë ndodh”.
Kur u pyet për 10 ndryshime në formacionin titullar, Guardiola shtoi: “Nëse fitojmë, nuk do të kishte qenë problem, kështu që e pranoj që ndoshta ishin shumë, por nëse luajmë çdo dy, tre ose katër ditë… por ndoshta ishte shumë, duke parë rezultatin”, përfundoi spanjolli.