Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka paralajmëruar pensionimin në fund të këtij sezoni.
Tekniku spanjoll ka thënë se kjo do të ndodh nëse arrin ta fitojë përsëri tripletën me Manchester City.
Nëse fitojmë tripletën këtë sezon, unë do të pensionohem. Kjo është e sigurt. Nuk duhet të mendosh për fitimin e titujve në shtator, tetor, nëntor. E di që është jashtëzakonisht e vështirë me skuadrat e pabesueshme që kanë qenë në Angli. Vetëm Manchester United me Sir Alex Ferguson e bëri atë (fitoi FA Cup, Champions dhe Premier) dhe ne e bëmë sezonin e kaluar.”, deklaroi Guardiola.
Ai foli edhe për humbjen e mbrëmshme të Manchester Cityt ndaj Aston Villës.
“Fitoi skuadra më e mirë. Aston Villa ishin më të mirë se ne. Duhet të fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Është detyra ime të gjej një mënyrë. Për shumë vite së bashku kemi gjetur se si të fitojmë lojëra. Duhet të mendoj për këtë. Nëse nuk fitojmë duhet të bëjmë diçka.”, përfundoi Guardiola.