Pep Guardiola ka bërë të ditur se ylli i Paris-Saint-Germain nuk do t’i bashkohet Manchester City.
Mbappe së fundi bëri të ditur se ka vendosur që të mos qëndrojë në PSG përtej vitit 2024 dhe spekulimet mbi atë se cili do të jetë klubi i tij i ri janë të mëdha.
Real Madridi përmendet si destinacioni më i mundshëM, por edhe Manchester United thuhet se është serioz në kërkim të shërbimeve të tij, ndërsa Manchester City është në këtë listë për shkak të fuqisë së madhe financiare të sheikëve arab.
Gjithsesi, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka bërë të ditur se Mbappe nuk do të bëhet pjesë e skuadrës së tij.
“Ne nuk do të nënshkruajmë Kylian Mbappén, ai nuk do të bashkohet me Man Cityn. Të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë ai”, shtoi Guardiola duke buzëqeshur.