Josep Guardiola vazhdon të shkruajë emrin e tij si ndoshta trajneri më i suksesshëm i Manchester Cityt, por gjithashtu thyen rekorde të reja në karrierën e tij individuale si trajner me çdo sezon pasues.
Spanjolli udhëhoqi “qytetarët” në Superkupën e parë evropiane, pasi i solli skuadrës Ligën e parë të Kampionëve pak më shumë se dy muaj më parë.
Kjo ishte hera e katërt që Guardiola e fiton Superkupën, duke e barazuar Carlo Ancelottin. Megjithatë, Pep u bë trajneri i parë që ka fituar ndonjëherë Superkupën e Evropës me tre skuadra të ndryshme – dy herë me Barcelonën në 2009 dhe 2011, një herë me Bayern (Munich) në 2013 dhe tani për herë të parë me Manchester Cityn në vitin 2023. Ancelotti, nga ana e tij, kishte fituar trofeun dy herë me AC Milan në 2003 dhe 2007 dhe me Real Madrid në 2014 dhe 2022.