Florian Marku vazhdon të shkëlqejë në ring. Grushti i “hekurt” shqiptar e ka mposhtur në mënyrë spektakolare boksierin meksikan Miguel Ramirez Parra.
Meçi u mbajt në “Air Albania”, në një atmosferë të shkëlqyer ku stadium ishte i stërmbushur.
Marku e Ramirez janë rrahur plot 12 raunde dhe Florian Marku me plot meritë ka festuar edhe në shtëpi të tij, duke i gëzuar kështu gjithë shqiptarët.