Tottenham ka fituar ndaj Marseille si mysafir me rezultat 2-1, duke bërë që anglezët të kalojnë tutje asi lider të grupit. Ndërsa Eintracht Frankfurt fituan si mysafir ndaj Sportingut për të marr vendin e dytë në grup.
Grupi D që nga fillimi ishte cilësuar si më i balancuari dhe ashtu doli, pasi vetëm ndeshjet e fundit caktuan dy ekipet që vazhdojnë në Ligën e Kampionëve dhe atë që do të luajë në Ligën e Evropës.
Skuadrat që shënonin fitore e kishin të sigurt kalimin në fazën tjetër,
Marseille ishte më e mirë në pjesën e parë dhe kjo iu shpërbye në fundin e këtij fraksioni, me Chancel Mbemba që shënoi për 1-0.
Por Tottenham arriti të barazojë shirat me Clement Lenglet në minutën e 54-të, pas një goditje të bukur me kokë të tij.
Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte e zjarrtë dhe me shumë raste nga të dyja palët, por gola nuk kishte deri në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pas disa rasteve të humbura nga Marsille, ishin Tottenham që shënuan pas një kundërsulmi me Pierre-Emile Hojbjerg, që shënoi për 2-1.
Ky rezultat e ngjiti në vendin e parë Tottenhamin, ndërsa e zbriti në pozitën e fundit Marsillen që u eliminuan nga garat evropiane.
Në anën tjetër edhe ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Eintracht Frankfurt ishte e bukur dhe me shumë raste, ku gjermanët fituan 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, që shënuan me Arthur Gomes në minutën e 39-të për 1-0.
Por gjermanët u kthyen në pjesën e dytë, me Daichi Kamada që barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.
Frankfurt kaloi në epërsi në minutën e 72-të, kur Randal Kolo Muani shënoi për 2-1.
Deri në fund gola nuk kishte dhe Eintracht Frankfurt kaloi tutje me 10 pikë, pas Tottenhamit që ka 11 pikë.
Sporting kalon në Ligën e Evropës, ndërsa Marseille eliminohet nga garat evropiane.