Griezmann te Man City? Romano i zbulon të gjitha detajet

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa detaje për kalimin e mundshëm të sulmuesit Antoine Griezmann te Manchester City.

Francezi është i lidhur me kalimin te gjiganti anglez, pasi Barcelona dëshiron ta shesë në mënyrë që t’i rinovojë kontratën Lionel Messit.

Por, Romano ka bërë të ditur se ende nuk ka pasur kontakte mes klubit dhe lojtarit, derisa Barcelona është e hapur për largimin e Griezmann.

“Deri më tani, nuk ka kontakte mes Cityt dhe Griezmann. Do shohim më vonë çfarë do ndodh sepse është një ndër lojtarët që mund të jetë në merkato dhe Barcelona ta shesë nëse ka ndonjë mundësi të mirë – deri më tani nuk ka kontakte”.

“Atij do t’i duhej zbritja e pagës që të largohet nga Barcelona në verë. Ndoshta PSG mund t’i ofrojë çfarë të dojë, por dyshoj që Griezmann do dëshironte të kalonte aty”.

“Ai është i hapur për rikthimin te Ateltico, edhe nëse do zbriste pagën, pra jam shumë i sigurt se do ndodh, nëse i kërkohet. Por, situata ekonomike është delikate. Barcelona beson që paga është shumë e lartë dhe do ishte më mirë ta shisnin tani, sidomos që shumë klube po e shikojnë situatën dhe është mundësi e mirë”, tha ai.

Ndërkohë, me shitjen e Griezmann, Barcelona do ta kishte të lehtë të regjistronte transferimet e reja dhe rinovimin e Messit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *