Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, mund të rikthehet tek ish-klubi i tij, Atletico Madrid, shkruan Goal.
“Los colchoneros” janë në bisedime me drejtuesit e Barcelonës për një marrëveshje e cila do ta kthente në formë huazimi francezin nën urdhëerat e Diego Simeones.
Atletico orë më parë përfundoi diskutimet me klubin e Chelseas për huazimin e mesfushorit Saul tek blutë.