Futbollisti i Shqipërisë dhe Osijekut, Eros Grezda do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në kaviljen e këmbës së majtë. 25-vjeçari publikoi një foto në rrjetet sociale ku premton se “do të rikthehet më i fortë se i kurrë”.
“Zoti i sfidon njerëzit! Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se i kurrë!”, shkruan Grezda.
Disa muaj më parë, futbollisti i Shqipërisë iu nënshtrua një tjetër operacioni, por nuk arriti të rikuperonte dhimbjet në këmbë.