Granit Xhaka thyen rekord në Premier Ligë

Arsenali pësoi disfatë të thellë në ndeshjen ndaj Man City’t duke u mposhtur me rezultat 5-0 në Etihad Stadium.

“Gunners” nuk e nisën aspak mirë ndeshjen, duke pësuar dy gola të shpejtë brenda 12 minutave të para.

Sikur nuk mjaftonin dy golat, Granit Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Cancelos në minutën e 35-të.

Pas këtij kartoni, Granit Xhaka vuri një rekord të zi të tij në Ligën Premierë.

Që nga sezoni 2016-17 askush nuk është ndëshkuar më shumë me kartonë të kuq sesa Granit Xhaka (4), i cili është në nivel me Fernandinhon dhe David Luiz gjithashtu me nga katër, raporton ‘Opta’.

Kujtojmë që Graniti pak ditë më parë rinovoi kontratën me Arsenal deri me 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *