Granit Xhaka është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayer Leverkusenit.
Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se tashmë është nënshkruar kontrata mes Xhakës dhe klubit gjerman.
Granit Xhaka has just signed contract as new Bayer Leverkusen player. ????⚫️✍????
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2023
Nga kjo lëvizje, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.
30-vjeçari do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.
Kampioni gjerman nuk është i panjohur për Xhakës, pasi më parë u paraqit për Borussia Moenchengladbach, me të cilët kishte luajtur 108 ndeshje, ndërsa kishte realizuar gjashtë gola e tri asistime.
Largimi i Xhakës përflitej ende pa përfunduar edicioni në Premier League.
Kosovarin tek topgjinjt do ta zëvendësoj anglezi Declan Rice. Romeo Lavia dhe Moises Caicedo janë emra tjerë të mesfushës që po i përcjell klubi londinez.
Xhaka e ka kompletuar edicionin më të mirë te Arsenali, me shtatë gola e po aq asistime në 37 paraqitje. Gjithsej në kampionatin anglez i ka luajtur 225 ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 24 asistime.
Ai tek Arsenali ka luajtur prej vitit 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Moenchengladbach.
E tash, mesfushori kosovar do të jetë pjesë e Leverkusenit, të cilët kishin përfunduar të gjashtit në Bundesliga. Xhaka si trajner tek gjermanët do ta ketë Xabi Alonson.