Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u kthye në skuadër pas pezullimit të tij dhe shënoi një super-gol për Arsenalit në derbin londinez kundër Chelseas.
Xhaka ishte i lumtur pasi heshti kritikët e tij me përformancën e mirë që e pati në fitoren 3:1 të “Topçinjve” xhiron e fundit.
Goli fantastik dhe paraqitje e mirë e tij ishte përgjigjja perfekte nga 28-vjeçari, i cili ka ardhur për shumë kritika javët e fundit pas kartonit të tij të kuq kundër Burnleyt.
“Kishte shumë të folura pas kartonit të kuq”, tha Xhaka. “Shumë njerëz filluan të flasin përsëri … dhe përsëri dhe përsëri”, vazhdoi ai.
“Unë gjithmonë do të tregoj karakterin tim. Isha shumë i zhgënjyer për kartonin tim të kuq dhe e dija se ajo që bëra ishte e gabuar për anën time. Por unë jam më se i lumtur. Unë e ndihmova skuadrën dhe jam kthyer. Ne e dinim që do të ishte një lojë shumë e vështirë, por kemi punuar shumë mirë së bashku si një ekip dhe për momentin mund të marrim pikë nëse e bëjmë këtë”, tha Granit Xhaka.
Ndryshe, Arsenali nën drejtimin e trajnerit, Mikel Arteta momentalisht ndodhet në pozitën e 15-të në elitën e futbollit anglez me 17 pikë të grumbulluara.