Arsenali duket se ka lënë anash krizën e rezultateve që kishte më parë, pasi në tri ndeshjet e fundit ka arritur tri fitore dhe atë me një lojë spektakolaere.
Kjo e ka kthyer edhe atmosferën e mirë në ekip, derisa mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka pas ndeshjes ka thënë se temperatura e ftohta që mbretëruar në ndeshje i nxehu performanca e mirë e skuadrës.
“Topçinjtë” e patën një periudhë të shkëlqyer ndaj WBA-së duke fituar me rezultat 0:4, ndërsa Xhaka ishte 90 minuta në fushën e mbuluar me borë.
“Ftohtë, çfarë ftohti?! E nisëm vitin tamam siç duhet”, shkroi Xhaka në Instagram.