Granada e Uzunit barazon me Barcelonën

Gjiganti kataulnas FC Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Garanda.

Granada e Uzunit dhe katalonasit luajtën baras 2-2, të dielën në kuadër të La Ligës.

Të besuarit e Xavi Hernandez e kontrolluan më mirë lojën, veçmas në pjesën e dytë, megjithatë, jo edhe sa për ta fituar ndeshjen.

Martinez (1’, 29’), shënoi dygolësh për skuadrën nikoqire, ndërsa Yamal (45’) dhe Roberto (86’), u përkujdesën për barazimin e Barcelonës, edhe pse këta të fundit përmes Joao Felix shënuan edhe golin e tretë, megjithatë, VAR e anuloi golin e portugezit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni luajti 58-të minuta për Granadan.

Pas këtij barazimi, Barcelona zë vendin e tretë me 21 pikë, kurse, Granada është e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *