Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi, gjatë një intervistë për arbresh.info, ka shpjeguar nëse do jetë kandidatë për postin e kryetarit të FFK-së.
Gramozi ka thënë se është i fokusuar te familja e sidomos në këtë kohë historike me përvjetorin e babait, andaj nuk ka menduar për këtë gjë.
“Nuk është diçka që e kam menduar, e kam potencu edhe më herët pasi është laku emri im disa herë, por momentalisht jam i përqendruar nga familja, ku e kemi datën historike me përvjetorin e babait”, theksoi ai.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në vitin 2018 pas një sulmi në zemër në moshën 58-vjeçare.