Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet në FFK

Dali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri sot ka deponuar nënshkrimet në FFK për të qenë kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai pritet edhe zyrtarsht të jetë kundërkandidat i Agim Ademit për postin e të parit të FFK-së.

Gramozi kishte paralajmëruar dje se tashmë ka siguruar nënshkrimet dhe se sot do t’i dorëzojë ato dhe ashtu ndodhi. Ai saktësisht në ora 11:00 është parë në objektin e FFK-së ku edhe ka dorëzuar nënshkrimet.

Të kujtojmë se Kuvendi i FFK-së do të mbahet me 6 prill të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *