Ndeshja Bolton-Exter u kthye në luftë të vërtetë mes tifozëve të dyja ekipeve, teksa përplasjet jashtë stadiumit ishin të dhunshme dhe masive.
Eksteri fitoi 1-2 ndeshjen nga një gol në minutën e 96-të, por tifozët vendas ishin mjaft të zemëruar aq sa u përplasen me kundërshtarët e tyre jashtë stadiumit.
Për Boltonin sfida ishte mjaft e rëndësishme pasi i siguronte vendin e parë i cili e ngjit ne Ligën e parë angleze, por humbja ndaj Exterit e shtyu festën e tyre. Tifozët vendas ishin përgatitur për festë, por humbja në minutën e fundit i zemëroi aq sa filluan përplasjet jashtë stadiumit me tifozët e Exterit.
Në video shihen turma të mëdha që shtyhen, pamje këto që kanë bërë xhiron e botës ku ishin të shumta tifozët të cilët kërkuan që personat e përfshirë në konflikte të përjashtohen nga stadiumet përjetë.
Bolton fans outside their ground today. #BWFC pic.twitter.com/LxHdcdbGqX
— The Away Fans (@theawayfans) May 1, 2021