Me barazim është mbyllur ndeshja e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Juventusit.
90 minutat në “Estadio de la Ceramica” u mbyllën baras me rezultat 1:1.
Gjërat për Juventusin u dukën shumë të lehtë, ngase në sekondën e 32-të ata krijuan epërsi me anë të serbit, Vlahoviq që shënoi nga afërsia.
Kjo epërsi për “Zonjën e Vjetër” zgjati deri në minutën e 66-të kur Parejo barazoi rezultatin për vendasit.
“Bianconeri” nuk arriti që gjatë minutave në vazhdim të rikthente epërsinë dhe kësisoj ndeshja e parë u mbyll baras.