Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, është pyetur në konferencë të hënën mbrëma lidhur me golin e diskutueshëm të Real Madridit.
Reali i Zinedine Zidane e mposhti 3-1 Eibarin në “Alfredo di Stefano” në një ndeshje ku pati polemika.
Goli i mrekullueshëm i Toni Kroos erdhi pasi sulmuesi, Karim Benzema, u gjend në një pozitë jo të mirë dhe ani pse VAR e konfirmoi se nuk është pozitë jashtë loje, në Spanjë kanë plasur polemikat.
“Ka shumë gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Dje tre centimetra vendosën për një gol të jetë valide apo jo. Këto s’mund t’i kontrollojë asnjë ekip. Janë detaje që askush s’mund t’i kontrollojë”, deklaroi Setien.