Juventusi ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Milanit, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në San Siro.
Adrien Rabiot shënoi për 1:0 për Juventusin në minutën e 47-të.
Mesfushori francez e kaloi pothuajse tërë fushën dhe disa futbollistë të Milanit para se ta mposhte Gigi Donnarumman me një goditje të fuqishme nga 18 metra.
Ky ishte goli i tij i parë për Juventusin në Serie A.
Damn Rabiot ? pic.twitter.com/aeL4qr6iYR
— itsZTrading®️- FUT TRADER (@itsztradingz) July 7, 2020