Teknologjia VAR përsëri ka marrë një vendim që ka ndryshuar me kompetencë rrjedhën e një ndeshje, duke anuluar një gol në Ligën Premier.
Crystal Palace ka fituar në shtëpi ndaj Leeds United të shtunën pasdite me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së tetë në kampionatin anglez.
Megjithatë, VAR-i ka prodhuar një episod interesant, pasi ka bërë njerëzit të flasin pas një goli të anuluar.
Vendasit ishin në epërsi 1-0 kur Leeds gjeti golin e barazimit 1-0 në minutën e 17-të me anë të Patrick Bamford.
Por, ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it dhe kjo gjë ka ngritur shumë polemika te klubi mysafirë, por edhe tek tifozët.
⚽️ Crystal Palace vs Leeds United | Bamford (GOAL DISALLOWED) 17' #CRYLEE pic.twitter.com/Ps1Ene19s5
— D9INE (@D9INE_FOREVER20) November 7, 2020
Shumë tifozë ishin të hutuar se pse ndodhi kjo pasi panë përsëritjet. Duket se pjesa e vetme e Bamford që ishte përpara mbrojtësit të fundit ishte dora e tij e cila i tregonte bashkëlojtarit ku ta gjuante topin.
Sidoqoftë, gazetari i ESPN, Dale Johnson, ka shpjeguar çështjen dhe ka treguar se me rregullat e reja edhe dora dhe krahu llogariten si pozitë jashtë loje. /Telegrafi/