Pas tetë ndeshjeve pa fitore (gjashtë humbjeve dhe dy barazimeve), skuadra e Drenicës ka regjistruar fitore në Superligën e Kosovës.
Njëherësh kjo ishte edhe fitorja e parë për kuqezinjtë në stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Në kuadër të javës së 21-të skuadra nga Skenderaj shënoi fitore në derbin drenicas ndaj Feronikelit.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” ka përfunduar me rezultatin 1-3. Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Erlis Frashëri.“Zeri.info”.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=255678752749041