Golat dhe asistimet fantastike të futbollistit që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Bastien Toma është futbollisti i radhës që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Toma po cilësohet si një nga futbollistët që ka të ardhme premtuese, e ku gjatë këtij sezoni në 27 ndeshje ka arritur të shënojë dy gola e të bëjë 3 asistime, shkruan Gazeta Sinjali.

Toma është vetëm 21 vjeçar dhe aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane FC Sion.

Kurse në disa pamje të publikuara shihen golat fantastike që Toma ka shënuar e po ashtu edhe asistimet e mrekullueshme që ka bërë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *