Golashënuesit më të mirë n’finale të UEFA Champions League

Ronaldo është golashënuesi më i mirë edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Aktualisht, Cristiano Ronaldo i Juventusit është golashënuesi më i mirë në histori të Champions League me 131 finalizime me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Por ai mban edhe një tjetër rekord.

Pak para nisjes së finales mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, UEFA ka publikuar emrat e golashënuesve më të mirë në finale të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo, që ka fituar 5 trofe dhe ka shkuar histori edhe në këtë aspekt, është i pari me 4 gola, i ndjekur nga Bale e me radhë që Gazeta-Topi  ua sjellë më poshtë.

CR7 e ka dërguar katër herë topin në rrjetë në pesë finale të luajtura gjatë karrierës, derisa rivali i tij, Leo Messi ka luajtur 3 finale, ka shënuar 2 gola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *