Viti 2020 u mbyll dhe tani ka nisur i radhës. Kudo po bëhen bilancet dhe ai i golave është një prej tyre. Në Evropë, “mbreti” është Robert Lewandowski, ndërkohë që e pasojnë në podium Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.
Në pesë shënuesit më të mirë të vitit 2020 janë edhe Erling Haaland dhe Ciro Immobile, kurse Lionel Messi renditet në vendin e tetë me 27 gola në 48 ndeshje.
Më shumë se ai kanë shënuar edhe Bruno Fernandes (28 gola – 58 ndeshje) dhe Kylian Mbappe me 29 gola në 41 ndeshje. Më poshtë ju sjellim shifrat e pesë shënuesve më të mirë në “top5” ligat kryesore të Evropës.
CIRO IMMOBILE (Lazio; Serie A) – Italiani i skuadrës së Simone Inzaghi numëron 34 gola në 42 ndeshje.
ERLING HAALAND (Dortmund; Bundesliga) – Norvegjezi i Borussia ka shënuar 39 gola në 37 ndeshje.
ROMELU LUKAKU (Inter; Serie A) – Sulmues belg ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë 40 herë në 52 ndeshje.
CRISTIANO RONALDO (Juventus; Serie A) – Portugezi ka realizuar 44 gola në 45 ndeshje që është aktivizuar.
ROBERTO LEWANDOWSKI (Bayern Munich; Bundesliga) – Sulmuesi polak ka shënuar 47 gola në 44 ndeshje me fanellën e bavarezëve.