Ka përfunduar gjysmë-stinori vjeshtor i këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.
Kur kanë kaluar 18 javët e para sezonale në pozitën e parë në tabelë do të dimëroj Drita, teksa golashënuesi më i mirë i kampionatit është Mirlind Daku që prinë shumë para të tjerëve.
Këtë sezon pati shumë futbollistë që kontribuan me gola për ekipet e tyre.
Më poshtë gjeni golashënuesin më të mirë të secilës skuadër:
Arbëria: Dior Zabërgja, 3 gola
Besa: Ardit Tahiri, 3 gola
Ballkani: Mirlind Daku, 21 gola
Drita: Kastriot Rexha, 7 gola
Drenica: Almedin Murati, 2 gola
Feronikeli: Marco Simonvski, 4 gola
Gjilani: Darko Nikaç, 7 gola
Prishtina: Otto John, 7 gola
Llapi: Arbnor Ramadani, 4 gola
Trepça ’89: Bismark Sie, 6 gola