Gola të bukur e shumë raste, por Llapi dhe Ferizaj luajnë baras

Llapi dhe Ferizaj kanë luajtur baras në një ndeshje spektakolare 1-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Megjithatë në pjesën e parë gola nuk pati dhe 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0.

Llapi e nisi më mirë pjesën e dytë, kur Muhamet Hyseni realizoi pas një ore lojë për 1-0.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, kur Betim Haxhimusa realizoi një gol spektakolar me gërshërë për 1-1.

Ferizaj pati një rast të artë me Donart Llabjanin, por goditja e tij u prit nga Coric.

Në anën tjetër Gnapi rrezikoi, por pa sukses dhe në fund dy skuadrat luajtën baras 1-1.

Si Llapi ashtu edhe Ferizaj kanë nga 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *