Goditja e madhe nga Ballkani, arrin marrëveshje me yllin shqiptar

Klubi “portokalli” këto ditë është angazhuar edhe në prurjen e futbollistëve të rinj të cilët do ta bartin barrën kryesore në sezonin e ri.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka arritur marrëveshje më portierin e njohur shqiptar, Stivi Frashëri.

Prezantimi i portierit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

‘Gardiani’ shqiptar së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Teutës së Durrësit, aty edhe ku u shpall kampion i Shqipërisë.

Gjithashtu karrierë ka bërë edhe në shumë skuadra elitare si Kukësi, Flamurtari, Bylisi, Tirana, por edhe në Greqi te Aris Saloniki.

Kujtojmë që mediumi kosovar “Zëri” ditë më parë kishte raportuar së klubi suharekas ka shprehur interesim për Stivi Frashërin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *