Ka përfunduar në barazim ndeshja në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit e cila u zhvillua në Londër.
Dy skuadrat shënuan nga dy gola por nuk ishin të mjaftueshme për asnjërën që të dal me pikë të plota nga kjo sfidë.
Të parët shënuan londinezët me anë të Harry Kane në minutën e 13-të.
Rezultatin e barazoi Diego Jota në minutën e 35-të.
Liverpooli shënoi golin e dytë në ndeshje me anë të Robertson në minutën e 70-të.
Por epërsia e Reds zgjati vetëm katër minuta pasi që Heung-Min Son barazoi rezultatin.
Nga minuta e 77-të Liverpooli mbeti me 10 lojtar pas ndëshkimit me të kuq të Robertsonit.
Liverpooli është në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Manchester City derisa Tottenham ka mbetur me 26 pikë në vendin e shtatë.