Godet Prishtina, firmos me brazilianin Santos

Braziliani Marclei Cesar Chaves Santos është futbollisti i radhës që ka firmosur për FC Prishtinën.

Kryeqytetasit vazhdojnë me përforcime gjatë kësaj verë. Skuadra bardhekaltër përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me brazilianin Santos.

Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.

Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Santos Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *