Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, është deklaruar në lidhje për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Gliha, mes tjerash ka folur edhe për mungesën e disa lojtarëve, për të cilët tha se kanë qenë vendime personale të tyre.
“Është një situatë goxha speciale po luamë në një termin jo të zakonshëm, kjo ka sjell shumë probleme, në mënyrë se si janë qasur klubet, ka pasë edhe vendime personale të futbollistëve, dhe gjithçka tjetër që e kanë krijuar një situatë të tillë, disa futbollistët ka qenë e pamundur të jenë këtu për arsye të ndryshëm, mungesat në futboll janë normale, në çdo ndeshje ka mungesa”, ka theksuar Gliha.
“Këto janë rrethanat që duhet të punojmë pavarësisht mungesave. Në kombëtare ka specifika të ndryshe, duhet të përgatitet ekipi shpejt, djemtë duan të luajnë për Kosovën. Kjo është situata në të cilën gjendemi”.