Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur para sfidës kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit të ardshëm.
Para trajneri slloven, foli menaxheri i kombëtares, Bajram Shala i cili zbuloi se anësori Edon Zhegrova është në dyshim për këtë ndeshjes, ndërsa do të mungojnë edhe Beka, Vladi dhe Paqarada.
Ndërsa trajneri Primoz Gliha theksoi se kjo ndeshje, por edhe ato të radhës do të shërbejnë më shumë për lojtarët që janë ftuar nga liga e Kosovës. Ai ka thënë se pret paraqitje të mira nga ana e tyre sepse kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.
Trajneri slloven foli edhe për mos-ftesën e Emir Sahitit për të cilin tha se në rolin e tij ka shumë konkurrencë brenda Kombëtares së Kosovës.
Ai ka folur edhe për situatën në ndeshjen e Rumanisë ku e tërhoqi vrullshëm për krahërori Edon Zhegrovën, duke zbuluar se cilat sihin fjalët që ia tha anësorit të Lillë.
Sa i përket ndeshjes kundër Izraelit, menaxheri Bajram Shala ka thënë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-s mbi atë nëse do të zhvillohet apo do të shtyhet kjo ndeshje.