Gliha flet para duelin me Greqinë, ka disa fjalë për të ardhmen e tij te “Dardanët”

Trajneri slloven i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para duelit me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Trajneri i përkohshëm i “Dardanëve” ka thënë se ndaj grekëve do të japin më të mirën.

“Kemi bërë shumë shanse ndaj Jordanisë dhe kemi luajtur lojë sulmuese. Me Greqinë është ndryshe por ne do të japim më të mirën. Greqia është ekip më i mirë dhe nuk do të jemi si në atë ndeshje me Jordaninë”, tha Gliha.

Slloveni foli edhe për të ardhmen e tij te Kosova.

“Sa i përket asaj nese do të jem apo jo trajner në të ardhmen i Kosovës duhet pyetur presidentin”, deklaroi Gliha në konferencë.

Greqia dhe Kosova përballen të dielën nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *