Adoleshenti i Aston Villa Jaden Philogene-Bidace është vënë në shënjestrën e disa prej skuadrave më të mëdha europiane si Manchester City, Bayern Munich dhe Ajax.
17 vjeçari ka mahnitur me performancën e tij dhe si duket ‘The Citizens’ duken një hap para të tjerëve për të siguruar shërbimet e talentit i cili edhe mund të joshet nga milionat e sheikëve të Cityt.
Por nuk mund të neglizhohen as Bayern dhe Ajax ku pikërisht kjo e fundit njihet për zhvillimin e shumë lojtarëve që sot luajnë në ekipet më të mëdha europiane.