Ndeshja mes Bolognës dhe Interit edhe zyrtarisht është shpallur e ndërprerë, derisa “Nerazzurrët” priten ta fitojnë atë me rezultat zyrtar 0:3.
Interi u zhvendos në stadiumin “Stadio Dall’Ara” në këtë ndeshje që nuk pritej të luhej.
Bologna është karantinuar për pesë ditë pas rasteve të fundit me COVID-19, dhe një vendim i tillë i izolimit u mor nga organizata shëndetësore lokale.
Gjyqtari kryesor priti 45 minuta para se të shpallte ndeshjen e ndërprerë.
Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, kërkoi më shumë qartësi nga qeveria, duke kërkuar një vendim apo marrëveshje finale.