Gjyqtari kosovar me pasaportë zvicerane Bekim Zogaj, vazhdon të paraqitet në ndeshje të mëdha të futbollit evropian.
Zogaj, këtë herë do të ndajë drejtësinë në stadiumin e famshëm “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve ku Barcelona ndeshet me Ferencvarosin.
Është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova, që do të ndajë drejtësinë në nivelin e grupeve!
Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. /Zeri.info