Armenia dhe Islanda do të jenë kundërshtarët e radhës në kuadër të Grupit J të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar gjatë vitit 2022.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ua ka besuar këtë ndeshje gjyqtarëve shqiptarë.
Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.
Gjyqtar i katërt në takimin që zhvillohet në “Sargsyan Republican Stadium” është Juxhin Xhaja.
Kujtojmë se Ene Jorgji ishte “bilbili” kryesor në miqësoren e zhvilluar ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Lituanisë ditë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Përballja ndërmjet Armenisë dh Islandës zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 17:00, shkruan “Zeri.info”.