Gjyqtarët kosovarë sot ndajnë drejtësinë në ndeshjen Maqedoni – Slloveni

Derisa javën e kaluar gjyqtarët kosovarë ndan drejtësinë në ndeshjen Turqi – Azerbajxhan, sot një sfidë interesante i është besuar një treshe tjetër të gjyqtarëve kosovarë.

Në takimin Maqedonia e Veriut – Sllovenia që zhvillohet në Shkup nga ora 18:00, drejtësia i është besuar gjyqtarit Befort Kasumi i cili do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Këto sigurisht janë sinjale të mira që edhe arbitrat nga Kosova kanë nisur të tregojnë cilësi të mira dhe sigurisht UEFA do t’u jap hapësirë edhe më të madhe në ndeshjet e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *