Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari, njofton FFK-ja.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në “Euro2020” dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.

Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon ngritjen profesionale të gjyqtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *