Gjykata ka mbështetur kërkesën e bërë nga themeluesit e Superligës Evropiane për të hedhur poshtë ankesën e UEFA-s.
Në vendimin e tyre, Gjykata konfirmon paralajmërimin e saj për UEFA se mosrespektimi i vendimit të saj do të rezultojë në gjoba dhe përgjegjësi të mundshme penale.
Sipas vendimi të Gjykatës, do të tërhiqen të gjitha veprimet e UEFA-s kundër të gjitha klubeve themeluese të Superligës Evropiane, përfshirë përfundimin e procedurave disiplinore kundër tre klubeve nënshkruese dhe heqjen e dënimeve dhe kufizimeve që iu imponuan nëntë klubeve të tjera themeluese për t’iu shmangur masave disiplinore të UEFA -s.
Ky vendim është mirëpritur nga tri klubet që ende janë pjesë e këtij projekti, Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit të cilat dolën men jë komunikatë të përbashkët për media.
“Qëllimi ynë është të vazhdojmë zhvillimin e projektit të Super League në një mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese” – thuhej ndër tjera në komunikatë.