Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian do të bëjë publike vendimin për çështjen e Superligës më 21 dhjetor në orën 9:30 të mëngjesit.
Futbolli europian është në pritje të një vendimi në të cilin rrezikohet e ardhmja e turneve që njihen sot botërisht në futboll. Superliga akuzon UEFA-n për monopol në organizimin e turneve në Europë dhe në varësi të asaj, tabela mund të ndryshojë përgjithmonë.
Nëse fiton, Superliga do të ngrejë garën e saj duke filluar nga sezoni 2024-2025 dhe nuk ka plane të negociojë me UEFA-n për të hyrë në një projekt të përbashkët. Në UEFA ata ruanë udhërrëfyesin dhe, ndërsa vendimi i Gjykatës vjen, ata konfirmojnë se sezonin e ardhshëm i ashtuquajturi “fromat zvicerian” do të mbetet në fuqi, me një zgjerim nga 32 në 36 ekipe të ndara në katër grupe me nga nëntë klube.
Nga ana tjetër, ende nuk dihet formati i saktë përfundimtar që do të prezantojë Superliga nëse fiton në Gjykatë. Projekti parashikon një turne të ri me disa divizione, rreth 60 klube pjesëmarrëse dhe secila skuadër që luan të paktën 14 ndeshje dhe maksimumi 20 sipas parimeve të barazisë, meritokracisë dhe hapjes së garës.