Gjykata Themelor e Prishtinës tashmë e ka dhënë fjalën e fundit, derisa Kuvendi i nesërm zgjedhor i FFK-së, është i rregullt dhe se delegatët mund ta zgjedhin kryetarin e ri për një mandat 4-vjeçar.
Gjykata para se me dhënë verdiktin, ku ka refuzuar padinë e ish-kandidatit për kryetar të FFK-së Gramoz Vokrrit, ka thënë se: Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka shpallur veten jo kompetente për të vendosur, ndërsa më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për anulimin dhe shtyerjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së për datën 6 prill 2022, të ushtruara kundër Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë përmes këtyre dy aktvendimeve nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe paligjshmëri në lidhje me Kuvendin e FFK-së që do të mbahet më datën 6 prill 2022 dhe as me kompetencat e Sekretarit të FFK-së, në mbarëvajtjen e këtij Kuvendi.
Ashtu si kemi qenë të bindur qysh në fillim se organet kometente të FFK-së kanë bërë thirrjen e Kuvendit në konformitet me normat statutare të FFK-së, ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe Statutet e UEFA-së dhe të FIFA-së, po ashtu sot nga të dy aktvendimet e Gjykatës Themelorë në Prishtinë vërtetohet që thirrja e Kuvendit të FFK-së për datën 6 prill 2022 është e ligjshme, si dhe organet e brendshme të FFK-së kanë trajtuar drejtë procesin e mbarvajtjes së Kuvendit të rregullt dhe zgjedhor që do të mbahet më 6 prill 2022”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kështu nesër Kuvendi pritet të mbahet sipas gjitha rregulloreve dhe statuti të FFK-së dhe delegatët me votën e tyre do ta zgjedhin për një mandate 4-vjeçar, kryetarin e ri.