Kanë mbetur pak më tepër se një orë deri në
fillimin e ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.
Ndeshja mes dy ekipeve përfaqësuese do të zhvillohet në “Letzigrund Stadion” në Cyrih.
Dy trajnerët kanë vendosur tashmë për 11-shet startuese në këtë përballje.
Alain Giresse, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka vendosur për një formacion ndryshe nga përballje e pesë ditëve më parë me Burkina Fason.
Për “Helvetikët” startojnë dy futbollistë me prejardhje nga Kosova. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do luajnë nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri e “nxehë” stolin.
FORMACIONET ZYRTARE:
ZVICRA: Kobel, Mbabu, Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gravranoviq.
KOSOVA: Muriq, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, V.Berisha, Loshaj, Idrizi, Bytyqi, Rashica, Muriqi.