Një përplasje e pafat me portierin Etrit Berisha në zonë, kur shënonte minuta e 25-të, i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit kryesor të prapavijës kuqezi, Berat Gjimshiti.
Ai u largua menjëherë nga fusha me ndihmën e barelës, për t’i lënë vendin Frederik Veselit, ndërsa më pas u dërgua menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
I dërguari i Supersport në Budapest, Sokol Xhihani raporton se paraprakisht dyshohet për një frakturë në krah, teksa vetën në përfundim të ndeshjes do të mësohet më shumë për shkallën e tij të dëmtimit.