Xhiroja e 22-të e BKT Superligës së futbollit do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera.
Pa dyshim, dueli kryesor i ditës do të jetë ai në mes të Prishtinës dhe Gjilanit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Gjilanasit s’kanë vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit.
Kjo pasi “Skifterat” janë tri pikë prapa Ballkanit, i cili dje e mposhti Dritën në lojën kryesore të kësaj fundjave.
Andaj, ekipi i Ismet Munishit do të mundohet ta shfrytëzojë formën e dobët të kryeqytetasve, për t’i marrë të trija pikët nga ky takim.
Për prishtinasit, kjo do të jetë një sfidë e vështirë në një moment të vështirë. Ndeshjet e sotme do të fillojnë në orën 13:00.