Dukagjini e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-2 në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët ishin në epërsi qysh në minutën e 5-të të takimit, me golin e shënuar nga Pefqeli.
Ndërsa tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë, ishte Berisha ai që me një goditje të fuqishme e dyfishoi epërsinë.
E, krejt çka bëri Gjilani ishte ngushtimi i epërsisë në 1-2, në minutën e 83-të të takimit, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Jaroviq.
Me këtë fitore, Dukagjini gjenet në vendin e tetë me 14 pikë, kurse Gjilani pozicionohet i nënti me 13 pikë.