Gjilani mposhtet në shtëpi nga Llapi me dy golat e Edon Sadriut

Superliga e Kosovës në futboll fillojë xhiron e 29-të dje me duelin Besa – Drenicë, që përfundoi në të mirë të Drenicës, teksa sot në elitën e futbollit shqiptar u zhvilluan edhe dy ndeshje të rëndësishme.

Gjilani e priti Llapin stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan, nga të cilët u mposhtën me rezultat 2-0.

Dy golat për klubin e Llapit i shënoi mesfushori Edon Sadriu, teksa nga minuta e 64’të Llapi luajti me një lojtarë më pak, pasi nga loja u përjashtua mbrojtësi Benjamin Emini.

Ndryshe, kjo ishte humbja e parë e Munishit që nga ardhja në krye të klubi gjilanas.

Me ketë humbje, Gjilani grumbullon 43 pikë, duke u pozicionuar në pozitën e katërt, teksa Llapi ka 36 pikë në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *