Gjilani arriti të shënojë fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Feronikelit, për ta vazhduar kështu ëndrrën për t’u shpallur kampion i Kosovës dhe të arrijë kualifikimin në gara evropiane.
Kjo fundjavë e solli një duel të vështirë për Gjilanin në letër, pasi që skuadra e Gentjan Mezanit, që radhitet e pesta në ligë, u përball me Feronikelin, që radhitet në pozitën e pestë në tabelë, raporton GE.
Megjithatë, Gjilani arriti të ketë sukses në këtë duel, pasi që mori fitore me rezultat 2:0, që ia mundëson të vazhdojë të bëjë presion ndaj rivaleve për titull, para se Drita, liderja, ta zhvillojë përballjen e kësaj xhiroje.
Në minutën e 23-të të ndeshjes, Sebino Plaku shënoi dhe e zhbllokoi ndeshjen në Drenas, pas një gabimi të portierit Troshupa.
Golin e qetësisë për Gjilanin e shënoi Muhamed Useini në minutën e 69-të të ndeshjes, kur portieri Troshupa gaboi sërish.
Pas këtyre dy gabimeve, Tovërlani e largoi nga loja Troshupa dhe në vend të tij hyri Smakiqi dhe më asnjëra skuadër s’arriti të shënojë gol.